Buzhala për Kurtin dhe takimin me minoritarët: “E kam parë këtë model te Millosheviqi në Serbinë e viteve ’90”

Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj takimit të sotëm të Albulena Haxhiut me partitë e komuniteteve në Kosovë, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me mënyrën e funksionimit politik të regjimit të Slobodan Millosheviqit në Serbinë e viteve ’90, raporton Faktiditor.info

Përmes një statusi në Facebook, Buzhala shkroi se një model të tillë të demokracisë e kishte parë më herët në Serbi.

“E kam pa një model të tillë të demokracisë. Në Serbinë e viteve të 90’ta. I ka pas kriju Slloba partitë e veta, ekosistemin e vet, mbajke zgjedhje demokratike 🤣”, shkroi Buzhala.

Ai më tej ironizon qasjen ndaj partive të tjera politike, duke thënë:

“Jepi Babush. Rrasjau partive tjera. Kush të don me i pranu rregullat e lojës, le t’i pranon, kush nuk te don, le te largohet.”

Deklarata e Buzhalës vjen pas takimit të Haxhiut me përfaqësuesit e partive të komuniteteve, në një kohë kur në Kosovë vazhdon përplasja politike rreth formimit dhe funksionimit të institucioneve./Faktiditor.info/

By admin7