“Call me Vjosa”, Labi e pret në Ferizaj ish-presidenten

Këngëtari i njohur Kosovar, Labinot Tahiri e ka pritur sot në takim ish-presidenten, Vjosa Osmani. Labi ka treguar edhe një amanet interesant që ia la Osmani në takim.

“Sot pata kënaqesi ta prisja për vizitë te Noma në lagjen “Panorama Residence”, presidenten tonë të nderuar e të dashur për qytetarët tanë, gurbetqarët, motrat, zonjat e nënat tona znj.Vjosa Osmani
E nderuar presidente, faleminderit që na vizituat qytetin tonë, një vend i fortë në ekonomi, politikë, mjekësi dhe arsim.
Ju e dini që ne kemi politikanë, biznesmenë mjekë e mësimdhënës të përkushtuar për qytetin dhe shtetin si për shendetin, ekonomine dhe arsimin për rininë dhe qytetarin tonë.
Të dashur bashkombës ta dini se; presidentja ishte në formë shumë të mirë, e qetë dhe e gatshme për të dhënë më të mirën për vendin tonë ashtu si në të laluaren, me një fushatë me moral politik, kombetar e nderkombetar.
Faleminderit nga zemra për vizitën dhe për stafin tuaj. Me presidenten ishin të pranishem edhe kandidatët ferizajas të cilë janë në garë për deputet..!
Ajo ma la një amanet😀
Presidentja me tha: Labi, nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e leshoni vendin por vetem “CALL ME” 😀🫶🏼🫡
Jeni të mirëseardhur të gjithë, nga të gjitha partitë politike” shkruan Labinot Tahiri në njoftim.

By admin5