Zgjedhjet në Gjermani, në krahina (lande) kanë sjellë rritjen e të djahthes ekstreme apo konkretisht partisë AfD.
Kjo situatë ka shqetësuar goxha të huajt që jetojnë në shtetin gjerman, e në mesin e tyre edhe shqiptarët.
Por, se çka do të ndodhte në rast se kjo parti do të vinte në pushtet në nivelin federal, këtë e sqaroi gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.
“Ata vërtetë e kanë proklamuar një politikë shumë të vrazhdë ndaj të huajve. Pra, Ata e quajnë remigracion. Fjala është fillimisht për largimin dhe rikthimin e të huajve që nuk kanë dokumentacion këtu, mirëpo këtë e do secila parti të them të drejtën. Problemi te AfD-ja është që ka thënë se duhet të largohen personat që kanë edhe shtetësi gjermane, në qoftë se kanë bërë ndonjë vepër kriminale”, tha Cani në Klan Kosova.
Gazetari shpjegoi se kjo situatë ka sjellur politikën në tavolinën e njerëzve, duke diskutuar rreth zhvillimeve, gjë që nuk ka qenë ashtu më parë.



