Në qytetin bregdetar të Vlorës po mbahet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit kombëtar, me rastin e shënimit të 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ngjarje zyrtare po marrin pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë shtetërorë dhe vendorë.
Ceremonia po zhvillohet në Sheshin e Flamurit, ku udhëheqësit më të lartë të të dyja vendeve janë bërë bashkë për të nderuar aktin historik të 28 Nëntorit 1912, si dhe sakrificat e brezave të tërë për liri dhe pavarësi./IndeksOnline/


