Çështja e presidentit: Kurti dhe Abdixhiku pritet të takohen rreth orës 14:30

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë takim të ri gjatë ditës së sotme.

Burime të informuara të Gazetës Nacionale bëjnë të ditur se takimi mes dy liderëve pritet të mbahet rreth orës 14:30.

Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga LVV-ja apo LDK-ja për takimin dhe as për temat që pritet të diskutohen.

Nacionale do të raportojë për zhvillimet e reja rreth takimit.