Chris Brown kap fansen për flokë, dhuron një performancë provokuese

Chris Brown kapi flokët e një fanses dhe simuloi një skenë intime me të gjatë performancës në skenë, duke dhuruar një shfaqje mjaft provokuese në koncertin e tij në Toronto, ku po performon në kuadër të turneut me Usher. Gjithçka është filmuar.

Breezy ka bërë tashmë zakon që gjatë performancës së këngës “Take You Down” të ftojë vajza në skenë për momente provokuese, dhe mbrëmja e së martës nuk bëri përjashtim, transmeton indeksonline.

Chris u tregua mjaft energjik me një fanse në Rogers Stadium, duke e kapur nga bishti i flokëve dhe duke e tërhequr, përpara se të vazhdonte performancën duke ndryshuar pozicionet dhe duke simuluar lëvizje seksuale nga pas.

Performanca ishte aq provokuese sa mund të mendoje se do të kërkohej pak privatësi, në vend që gjithçka të zhvillohej përpara dhjetëra mijëra fansave.

By admin4