Çitaku: Kemi pranuar draftin e ri të Ligjit për Specialen, i hartuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë me dje se të mërkurën i ka prezantuar Grupit Strategjik nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara dhe se grupi.

Në një intervistë për Klan Kosova, ajo ka treguar se në këtë mbledhje është miratuar edhe strategjinë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

“Mund të konfirmoj se kam pranuar draftin e ri të hartuar nga ekspertët për Ligjin për Dhomat e Specializuar. Të njëjtin draft sot e kam prezantuar në Grupin Strategjik”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se nga kush është hartuar ky draft i ligjit.

“Ligji është hartuar na ekspertët me të njohur vendorë e ndërkombëtarë dhe nga personalitet që e kanë ndjekur shumë afër procesin në Dhomat e Specializuara. Dua të saktësoj që ky ligj nuk synon në asnjë formë që të ndërhyj në drejtësi. Përkundrazi, është ligj përmes të cilit ne synojmë të vendosim drejtësi”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Tema kryesore grupit strategjik ka qenë miratimit i strategjisë dhe sot e kemi miratuar në parim strategjinë. Ndërkohë që po e ripërsërisë që grupit strategjik nuk harton ligje. Unë thjesht i kam njoftuar për draftin e ri, i kam njoftuar për përmbajtjen. Sepse nuk në fund të ditës kjo është një çështje që i takon Kuvendit të Kosovës. Unë do të zhvillojë takime intenzive edhe me grupet parlamentare të ua sqarojë përbujtjen e ligjit në mënyrë që të sigurohemi që ky ligj të kalojë me numër shumë të madh të votave në Kuvend. UÇK do të këtë ligj të miratuar në Kuvend”, ka thënë ajo.