Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për president nga opozita, por vetëm kundërkandidat për të siguruar kuorumin.
Ajo shtoi se kjo është e thënë edhe nga vetë Kurti.
“Pra, atë që e kemi thënë nga fillimi, doli e vërtetë: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita. Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin/përzgjedhurën e tij, vetëm sa për ta siguruar kuorumin. Kaq e thjeshtë. E tha vetë”, shkroi Çitaku. /Klankosova.tv

