Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, Vlora Çitaku tha se në fillim nuk e besoi se Ministrja Fitore Pacolli ka thënë se e ka mbrojtur Kosovën, nga Thaçi, Veseli, Mustafa, Haradinaj e prej saj. Ajo e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë.
Postimi i plotë:
Sot e mora vesh që Fitore Pacolli e paska “mbrojtë” Kosovën prej Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa edhe prej meje.
Në fillim mendova që është hajgare. Po jo. E paska thënë me gjithë mend.
Së pari, as unë, e as shumë prej nesh, nuk jemi në nivelin e atyre grave dhe burrave që e veshën uniformën e UÇK-së dhe ishin të gatshëm me dhanë jetën për këtë vend. Vetëm me ma radhitë emrin krah tyre, për mua është nder.
Por kjo deklaratë nuk flet për ne. Flet për mendësinë e një lëvizjeje që prej vitesh synon me rrënu çdo vlerë, çdo figurë dhe çdo histori që nuk i shërben propagandës së vet.
Paramendojeni absurdin: Fitorja e paska “mbrojtë” Kosovën prej Hashim Thaçi.
Prej njerëzve që, ishin në ballë të luftës dhe të shtetndërtimit të Kosovës.
Çka s’po mberrijka njeriu me dëgju.
Marre


