Claydee shfaqet me Erën dhe Norën, çka fshihet pas postimit?

Këngëtari, kompozitori dhe producenti Claydee ka ndarë në Instagram një foto ku shihet së bashku me motrat Era dhe Nora Istrefi.

Në mbishkrimin e postimit ai ka shkruar: “Gjithmonë kënaqësi të punosh me të vërtetët, motrat Istrefi. Ana & Bonbon”, shkruan Indeksonline.

Fotoja ka tërhequr vëmendje për shkak të paraqitjes së tyre së bashku dhe mbetet një nga postimet më të komentuara të momentit në rrjete sociale.

Claydee është i njohur për karrierën e tij në muzikën dance dhe pop, si dhe për bashkëpunime të shumta ndërkombëtare dhe mbetet të shohim se çka po përgatitin kësaj radhe.

By admin4