Deklarata skandaloze e Gecit për Thaçin, flet Kurti: Haxhiu ia tërhoqi vërejtjen e ia ndërpreu fjalën

Dje, deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë skandaloze, ku gjatë seancës në Kuvend, tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do ‘’përcjell i njëjti fat’’ me atë të Naim Murselit, i cili u dënua për vrasjen e Liridona Ademajt.

Rreth kësaj është deklaruar kryeministri Albin Kurti, i cili, kujtoi që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpreu fjalën Geci pas deklaratës së bërë.

Reklame

‘’Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e Kuvendit, ia tërhoqi vërejtjen ia ndërpreu fjalën deputetit edhe për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri.’’, ka thënë Kurti sot para mediave, përcjell Gazeta Express.

By admin7