Deklarimi skandaloz i deputetit Geci, reagime të ashpra edhe ndaj PDK-së

Zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës ku deputeti, Fatos Geci, nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, fyen, akuzon dhe njollosë figuren kombëtare, ish-kryeministritn dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi ka nxitur reagime të shumta publike.

Në shumë raste kritika të ashpra kanë marrë deputetët e PDK-së për reagimin e plogësht të tyre përballë kësaj situate.

Reklame

Astrit Gashi ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e cilësuar këtë subjekt si “kufomë politike”, pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim publik, Gashi kritikon ashpër deputetët e PDK-së për, siç thotë ai, mungesën e reagimit ndaj cenimit të dinjitetit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, heshtja në Parlament në një situatë të tillë nuk mund të konsiderohet neutralitet, por përfaqëson dorëzim dhe braktisje.

Ai gjithashtu ngre shqetësimin për mungesën e një kërkese urgjente për përjashtimin nga seanca të deputetit Fatos Geci, të cilin e akuzon për përdorim të gjuhës fyese dhe denigruese.

Fatos Geci, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës.

Geci tha se Thaçin do ta ndjek fati i Naim Murselit, i cili u dënua sot me burgim të përjetshëm.
“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci mes të tjerash.

Postimi i plotë:

By admin1