Analisti Arton Demhasaj ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me periudhën e burgosjes së Albin Kurtit në Serbi dhe mënyrën e lirimit të tij nga burgu.
Demhasaj thotë se Serbia kishte testuar mundësinë e rekrutimit të të burgosurve politikë dhe se, sipas tij, në rastet kur një përpjekje e tillë kishte dështuar, të burgosurit kishin përfunduar në burgje.
“Serbia e ka testuar mundësinë e rekrutimit ndaj shumë të burgosurve politikë. Te shumica ka dështuar, prandaj janë dergjur burgjeve”, ka shkruar Demhasaj.
Më tej, ai ngre pyetjen nëse lirimi i Kurtit nga burgu ishte bërë pasi ai ishte rekrutuar apo pasi një përpjekje e tillë kishte dështuar.
“Pyetja më e thjeshtë tash është: A e ka dekretuar Koštunica lirimin e Kurtit pasi e kanë rekrutuar apo pasi kanë dështuar ta rekrutojnë?!”, shkruan Demhasaj.
Ai ngre pikëpyetje edhe për intervistën e Kurtit në burg, duke pyetur nëse konferenca për shtyp ishte organizuar pas një rekrutimi të mundshëm apo pas dështimit të një përpjekjeje të tillë.
“Dhe, a ia kanë organizuar konferencën për shtyp në burg pas rekrutimit apo pasi kanë dështuar ta rekrutojnë?”, pyet Demhasaj.



