Disa deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë.
Aty pritet të mbahet konferenca për media e paralajmëruar nga kjo parti.
Motivi i konferencës është i njëjtë me thirrjen e djeshme në Kuvend.
PDK-ja dëshiron që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.
“Sot jemi para Qeverisë, krahas veprimeve të tjera që po ndërmarrim. Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës!” thuhet në njoftimin e partisë.



