Deschamps: Eliminimi dhemb, por tani synojmë medaljen e bronztë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka pranuar zhgënjimin pas eliminimit nga Kupa e Botës, por ka bërë të qartë se skuadra e tij do të luftojë për të përfunduar turneun me medaljen e bronztë.

Franca u mposht nga Spanja në gjysmëfinale, ndërsa tani do të përballet me Anglinë në ndeshjen për vendin e tretë. “Tre luanët” u eliminuan nga Argjentina pas humbjes në gjysmëfinalen tjetër, shkruan Indeksonline

Deschamps theksoi se edhe pse objektivi kryesor ishte finalja, skuadra duhet të reagojë dhe të kërkojë maksimumin në sfidën e fundit.

“Ekziston edhe vendi i tretë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë medalje të bronztë”.

“Nuk jemi aty ku dëshironim dhe ku prisnim të ishim. Zhgënjimi është po aq i madh sa ambiciet tona, por duhet ta pranojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër”.

Franca dhe Anglia do të përballen për medaljen e bronztë të Kupës së Botës, në një duel mes dy skuadrave që synonin finalen, por tani do të kërkojnë ta mbyllin turneun me një rezultat pozitiv./Indeksonline/

By admin4