Dialogu dhe Respekti, janë Rruga e Vetme për të Ardhmen!

Reagimi në kohë ndaj problemeve ndëretnike dhe zgjidhjet paqësore janë gjithmonë më të mira.

Në çdo vend të botës ekzistojnë probleme dhe sfida të ndryshme. Në Maqedoni të Veriut, përveç çështjeve historike me vendet fqinje, ekzistojnë edhe sfida ndëretnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve autoktonë.

Reklame

Një pjesë e shoqërisë maqedonase ende bart ndikime politike dhe ideologjike nga periudha e ish-federatës jugosllave, ndërsa shqiptarët në përgjithësi janë të orientuar drejt integrimeve euro-atlantike, Bashkimit Evropian dhe partneritetit me Perëndimin. Ky dallim në orientime shpesh krijon përplasje konceptuale, mosbesim dhe tensione ndëretnike.

Megjithatë, pavarësisht dallimeve, bashkëjetesa, dialogu dhe respekti i ndërsjellë mbeten rruga e vetme për stabilitet dhe përparim. Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë së bashku dhe e ardhmja kërkon më shumë mirëkuptim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët.

Vendet që kanë kaluar luftëra dhe kalojnë konflikte të rënda sot luten për paqe dhe armëpushim, sepse pasojat janë të mëdha dhe jeta njerëzore është e pazëvendësueshme. Edhe ne kemi përvoja të hidhura dhe duhet të mësojmë prej tyre.

Jeta është më e vlefshme se çdo politikë. Prandaj marrëveshjet paqësore, dialogu dhe respektimi i tyre janë rruga më e mençur dhe më fatlume për të gjithë.

By admin7