​Diell, shi e shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për sot

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës, vranësirat do të dendësohen duke krijuar kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 28°C deri në 34°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s.

By admin7