Më 24.09.2026, në orën 08:10, në Stacionin Policor në Tearcë, B.V. (40) nga fshati Dobroshtë ka raportuar se një ditë më parë (23.09.2026), gjatë orëve të pasdites, djali i tij i mitur dhe disa shokë të tij, teksa po lëviznin me biçikleta në zonën malore mbi fshat, kishin vërejtur një mjet shpërthyes të pashpërthyer.
Vendi është siguruar nga punonjësit policorë të Stacionit Policor në Tearcë, ndërsa mjeti shpërthyes është marrë nga një përfaqësues i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për procedurë të mëtejshme. Është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë dore me origjinë gjermane.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.



