Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar rënien heroike të policëve në kryerje të detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehur mirënjohje të përjetshme për shërbimin dhe heroizmin e të gjithë policëve të rënë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot përkujtojmë rënien heroike të Enver Zymerit, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Policisë së Kosovës. Jeta dhe përkushtimi i Enverit, i Afrimit dhe i të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut, janë dëshmi se mbrojtja e Republikës së Kosovës ndërtohet mbi sakrificën, guximin dhe besimin e palëkundur në shtetin tonë. Uniforma e policit që veshi Enveri, sakrifica dhe shembulli i tij, si edhe i të gjithë heronjve tanë, në luftë e në paqe, mbeten themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë”, ka shkruar Haradinaj.



