Ditët po afrohen, s’ka marrëveshje për president – Kurti Abdixhiku takohen sërish sot

Sot pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Takimi, i cili është i katërti me radhë në tentativë për arritjen e një konsensusi, do të mbahet në Kuvendin e Kosovës nga ora 11:00.

Kjo është konfirmuar për KlanKosova.tv nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ndërkohë, Kosova ka hyrë në 9- ditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

By admin1