Dogana e Kosovës ka sekuestruar 2,559 pako barnash pa banderola RKS në një subjekt farmaceutik dhe një shtëpi në Prishtinë.
Gjatë kontrolleve u gjetën 2,161 pako në subjekt dhe 398 në banesë, pa dokumentacion përkatës.
Vlera doganore e barnave arrin 20,745.94 euro. Rasti po hetohet në koordinim me prokurorin kompetent.



