Donald Trump në rolin e analistit sportiv, kritikon vendimet e Thomas Tuchel

Humbja e Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinale, ishte ndeshja më e komentuar e Kupës së Botës.

“Tre Luanët” kaluan në epërsi në fillim të pjesës së dytë, por nuk munden ta ruajnë deri në fund, pasi kampioni në fuqi bëri një përmbysje spektakolare në minutat e fundit, duke fituar me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Tifozët e analistët e futbollit, e bën fajtor për këtë humbje trajnerin e Anglisë, Thomas Tuchel, i cili vendosi ta kthente skuadrën në mbrojtje pas golit të epërisë.

Këtyre kritikave, para ndeshjes për vendin e tretë iu bashkua edhe Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i cili mori rolin e analistit sportiv.

“Keni një lojtar të shkëlqyer në Angli, me të cilin kam luajtur golf, ai është Harry Kane dhe ndoshta Anglia bëri një gabim kur e vunë atë si lojtar mbrojtës. Ata morën epërsinë dhe vunë lojtarin e tyre më të mirë në mbrojtje?”, deklaroi Donald Trump./IndeksOnline/

By admin4