Dramë në Gjorçe Petrov: Motoçiklisti godet policin gjatë ndjekjes, një efektiv i lënduar rëndë

Dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në Gjorçe Petrov kur policia ka dashur të ndalojë një motoçiklist 26 vjeçar me iniciale B.B nga Shkupi, por i njëjti nuk ka ndaluar dhe është dhënë në ikje. Policët të cilët gjithashtu kanë qenë me motorë janë vënë në ndjekje të motoçiklistit e kur e kanë arritur, i njëjti ka goditur qëllimisht njërin prej policëve me çka të dy policët me motoçikleta janë rrëzuar, e njëri prej tyre është lënduar rëndë.

Më vonë policia ka gjetur dhe e ka arrestuar të riun 26 vjeçar ndërsa tek ai janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe matëse digjitale. Është gjetur gjithashtu dhe një qese me më tepër se 100 tableta të cilën e kishte hedhur derisa ka ikur me motor.

Personi është mbajtur në stacion policor dhe kundër tij do të ngritët kallëzim adekuat penal.

By admin7