Në protestën e studentëve që po mbahet në Shkup lidhur me kërkesën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, janë dëgjuar brohoritje dhe thirrje nga pjesëmarrësit.
Një pjesë e studentëve kanë brohoritur “UÇK, UÇK, UÇK” në qendër të Shkupit, duke e shoqëruar protestën me flamuj kombëtarë dhe thirrje për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në vend, raporton TS.
Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët kanë theksuar se kërkesa kryesore mbetet mundësimi i përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.


