Skuadra kosovare, Drita FC sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Tre Fiorit.
Kampioni aktual arriti fitore të thellë në ndeshjen e parë me rezultatin 4:1, kurse sonte synon vetëm të mbrojë këtë avantazh, shkruan Indeksonline
Ndeshja mes “intelektualëve” dhe Tre Fiorit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
Kujtojmë se në rast se skuadra kosovare vazhdon tutje, në finale të play-offit të UEFA Conference League luan ndaj fituesit të ndeshjes Flora vs Inter Escalades./Indeksonline/



