“Dua, të dua”/ Bim Bimma i dërgon Dua Lipës albumin e tij

Artisti i njohur shqiptar, Bim Bimma, i ka bërë një dhuratë unike Dua Lipës.

Drejt adresës së artistes me famë botërore, Bimi ka nisur albumin e tij “NR”, shkruan IndeksOnline.

Reklame

“Dua, të dua! Krenarë që t’kena. Bimi” shkroi ai në ballinën e albumit, duke e nënshkruar.

Këtë dhuratë, Dua e ka postuar në “Instagram Story”, duke shkruar disa zemra.