Duroni edhe pak… kjo ishte përgjigjja e djeshme demagogjike e kryekomitit Micko, lidhur me protestën e studentëve shqiptarë të 18 majit në Shkup, kundër heshtjes së qeverisë ndaj refuzimit të dhënies së provimit të jurisprudencës së studentëve shqiptarë.

Një përgjigje demagogjike si kjo e një premierit demagog që arsyet e refuzimit të dhënies se provimit i gjen te Komisioni i Venecias, komision ky që nuk mund të vendos se në cilën gjuhë do i japin provimet studentët shqiptarë.

Reklame

Kush e kapi e kapi, kjo përgjigje tregon qartë edhe njëherë mosgatishmërinë dhe urrejtjen e kryekomitit Micko ndaj gjuhës shqipe.
Kjo qeveri me qëndrimet e saj në antishqiptare në dy vitet e para të qeverisjes nuk është larg qëndrimit të regjimeve diktatoriale nëpër botë.
Protesta e studentëve shqiptarë të 18 majit, është një thirrje për partiçkat politike shqiptare, që t’i zgjoj ata nga gjumi qeveritar dhe opozitar si një platformë kombëtare se pa gjuhën shqipe despotët e vegjël nuk do të qëndrojnë gjatë në bordellon qeveritare duke e shtypur dhe injoruar gjuhën shqipe.

Ndaj,18 maji, është një ditë e shenuar ku do të shihet qartë se kush është solidar me të drejtat e studentëve dhe me gjuhën shqipe dhe kush është me despotët e Shkupit dhe kundër gjuhës shqipe!

Le t’i mbështesim të gjithë pa marrë parasysh bindjet politike studentët shqiptarë, të cilët janë shpresa e vetme e ndryshimit dhe e kthimit të dinjitetit te nëpërkëmbur!

Medai Shaholli

By admin7