Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se kanë shqyer fletëvotimet.
Njëri rast ndodhi në Prishtinë, tjetri në Drenas.
Këto raste i konfirmoi për Gazetën Expresss zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste Asgjësim i dokumentit të votimit (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, tha ajo.
Kaos me vërtetimet mjekësore në Prishtinë, tre qytetarëve u mohohet votimi me asistencë

