Me rastin e ditëlindjes, DJ Geek ka marrë një urim të veçantë nga e dashura e tij, e cila ka zgjedhur ta shprehë publikisht dashurinë për partnerin.
Ajo ka ndarë një fotografi të tyre dhe krahas saj ka shkruar:
“Gëzuar ditëlindjen njeriut që më bëri të ndihem e plotë, personit tim të preferuar në gjithë botën. Të dua”!
Një dedikim i ëmbël që tregon lidhjen dhe dashurinë e fortë mes çiftit.



