Fabian Ruiz u rikthye në stërvitje te PSG-ja si kampion i botës me Spanjën.
Trajneri, Luis Enrique filloi t’ia numëronte gjithë titujt e fituar dhe në fund tha: “Topi i artë”, shkruan Indeksonline
Sipas trajnerit spanjoll, pikërisht mesfushori shihet si favorit për të fituar çmimin individual më të rëndësishëm në futboll (Topi i artë).
🗣️ Luis Enrique qui énumère tout le palmarès de Fabian Ruiz, il manque plus que le Ballon d’Or 🏆🇪🇸 pic.twitter.com/6GdUxG0284
— MEGA PSG 🇵🇸 (@MegaPSG_) August 10, 2026
Megjithatë, Fabian Ruiz ka kundërshtarë të fortë në këtë garë, duke nisur nga Mbappe, Dembele e deri te Lamine Yamal./Indeksonline/



