Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e martë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët në të gjithë vendin.
Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, megjithatë nuk priten reshje domethënëse. Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, duke krijuar mot të favorshëm për aktivitetet në natyrë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius, duke sjellë një ditë të ngrohtë verore”, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 5 metra për sekondë.

