E mitura në Mitrovicë e gjen kuletën me 2000 euro në rrugë, e dorëzon në polici

Një e mitur në Mitrovicë ka dorëzuar në polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën ,,Lah Nimani” në Mitrovicë, e në të cilën gjendeshin dokumente personale dhe një shumë prej 2000 eurosh.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

“Zyrtarët policorë, bazuar në dokumentacionin e gjetur në kuletë, kanë identifikuar pronarin, ndërsa pas procedurave të nevojshme të verifikimit, kuleta dhe të hollat i janë kthyer atij.Pronari i kuletës ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj vajzës për veprimin e ndershëm si dhe ndaj zyrtarëve policorë për angazhimin e treguar”.

Reklame

Policia e Kosovës e ka vlerësuar lart këtë gjest qytetar dhe ka falënderuar të miturën për ndershmërinë dhe përgjegjësinë e treguar.

“Veprime të tilla përbëjnë shembuj pozitivë për shoqërinë dhe kontribuojnë në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës”, thotë policia në njoftim

By admin5