Keidi Bare është futbollisti i ri i Volosit. Mesfushori shqiptar u prezantua pak orë më parë nga klubi i Superligës greke përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale.
Pasi kaloi me sukses vizitat vjekësore, Bare firmosi dhe kontratën e re dhe nga sot do t’i bashkohet skuadrës në seancën stërvitore. Në Superligën greke, ai do të gjejë dhe dy shokët e Kombëtares, Stavro Pilo dhe Thomas Strakosha, të cilët aktivizohen me kampionët e AEK-ut, pra “rival” në sezonin që po vjen.
28-vjeçari ishte më parë pjesë e Real Zaragozës në ligën e dytë spanjolle, ndërsa ka luajtur gjithashtu për Espanyolin dhe Malagën.
Sa i takon prezencave me Shqipërinë, Bare regjistron 29 paraqitje me ekipin e parë ku ka shënuar 2 gola. Megjithatë, në vitet e fundit, është mënjanuar nga trajnerët e mëparshëm, duke dalë nga “orbita” e kuqezinjve për një kohë të gjatë.



