E pabesueshme se ku ka përfunduar sulmuesi i Llapit

Hasan Hyseni ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar te FC Asia në Kirgistan.

Pas një sezoni shumë të mirë me Llapin, sulmuesi kosovar do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kirgiz, ku do të ketë një sfidë të re.

Hyseni ka nënshkruar atë që konsiderohet kontrata më e rëndësishme e karrierës së tij, me kushte shumë të mira financiare.
Me FC Asia, ai do të synojë të luftojë për titullin e kampionit dhe të lërë gjurmë edhe në aventurën e tij të parë jashtë vendit./Indeksonline/

By admin4