E rëndë: Ky është burri që u vra aksidentalisht nga djali në Bjeshkët e Strellcit

Shpend Hasanramaj është burri që dyshohet se u privua aksidentalisht nga jeta këtë të enjte në Bjeshkët e Strellcit në Deçan.

I dyshuar për vrasjen është djali i viktimës, Erdonit Hasanramaj, i cili është arrestuar nga forcat e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Është sekuestruar edhe një armë zjarri”, u shpreh Rugova.

By admin7