E trishtë në Tiranë. Ndërron jetë te Trauma 4-vjeçari i plagosur aksidentalisht nga motra

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë pas tre ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Grand Kozmetik
Sipas informacionit paraprak, i mituri ishte plagosur aksidentalisht gjatë lojës me motrën e tij. Pas incidentit, ai ishte dërguar fillimisht në spitalin e Pogradec dhe më pas ishte transferuar në Spitali Universitar i Traumës për trajtim të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve intensive të stafit mjekësor, gjendja e tij nuk ka mundur të përmirësohet dhe ai ka humbur jetën.

Autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa rasti ka shkaktuar tronditje të madhe në opinion.

By admin7