Edita Tahiri: Dikur e kemi mrekulluar botën me aftësinë tonë udhëheqëse, sot është e çuditur çfarë po i ndodh Kosovës

Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ajo ka krahasuar Qeverinë Kurti me ish-qeverisjet e Kosovës, konkretisht atë të PDK-së, për të cilat tha se bota dukur mrekullohej nga aftësitë udhëheqëse, ndërsa sot po çuditet nga udhëheqja e paaftë.

“Si është e mundur një udhëheqës fiton dy herë pushtetin ndërkohë që vjet e bllokoi Kosovën, ndërsa sivjet e futi në jostabilitet politik, në një kohë kur bota e rajoni është gjithnjë e ma e pasigurt.

Është koha që Kurti të mendoj pse po e dështon Kosovën?! Dikur e kemi mrekulluar botën me aftësinë tonë udhëheqëse për të bërë shtet. Sot bota është e çuditur çfarë po i ndodh Kosovës me ketë udhëheqje të paaftë”, tha Tahiri.

By admin7