Egli Tako feston ditëlindjen, kaq vjet ka mbushur sot

Egli Tako feston sot 29-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, ajo ka zgjedhur t’i kushtojë vetes disa fjalë të ndjera, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj, ëndrrat dhe gjithçka që ka arritur deri më tani.

Përmes një dedikimi emocional, Egli i drejtohet vetes si “vajza e vogël”, duke kujtuar ëndrrat e dikurshme dhe duke falënderuar veten që nuk u dorëzua asnjëherë, shrkuan Indeksonline.

“Hey vajza e vogël! Të kujtohet sa shumë ke ëndërruar? Sot janë të 20-tat e tua të fundit dhe unë dua të të falënderoj si rrallëherë që s’u dorëzove kurrë të shkruanim së bashku kapitullin më të bukur të gjithë jetës! Ty të detyrohem shumë!”, shkruan ajo.

Në fund, urimi i saj vjen me shumë dashuri dhe mirënjohje: “Gëzuar ditëlindjen! Shumë dashuri, From me, to you!”

Një mesazh i bukur për ta kujtuar se, përtej çdo arritjeje, rrugëtimi më i rëndësishëm është ai që njeriu bën me veten.