Eintracht Frankfurt ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë për ndeshjen e parë si vendas në sezonin e ri të Bundesligës.
Klubi gjerman do të ofrojë bileta falas për tifozët për përballjen ndaj Augsburgut, duke ua mundësuar praninë në stadium grupeve nga komuniteti lokal, shkruan Indeksonline
Biletat do t’u shpërndahen shkollave, klubeve sportive dhe grupeve të vullnetarëve nga zona përreth Frankfurtit.
Në këtë mënyrë, Eintracht Frankfurt synon që ndeshjen hapëse të sezonit në shtëpi ta shndërrojë në një festë të përbashkët me komunitetin dhe t’u mundësojë sa më shumë njerëzve të përjetojnë atmosferën e Bundesligës nga afër./Indeksonline/
🚨🇩🇪 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Eintracht Frankfurt are giving out FREE tickets to fans for their first home match of the Bundesliga season against Augsburg. ✅
They are offering tickets to schools, sports clubs, and volunteer groups from the local area.
This is class. 👏 pic.twitter.com/9H4TZvpyMx
— EuroFoot (@eurofootcom) August 11, 2026



