Elbasani fton tifozët për të bërë homazhe për Fatjon Bunjakun

7 qershori është një ditë zie për futbollin shqiptar.

Kjo për shkak të vdekjes tragjike të Fatjon Bunjaku, i cili vdiq pas një aksidenti të rëndë në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.

Rreth kësaj klubi i tij i deritanishëm, AF Elbasani bëri një njoftim ku ftoi tifozët për të bërë homazhe pranë stadiumit “Elbasan Arena”, në nder të tij.

“Të nderuar tifozë verdheblu dhe dashamirës të futbollit. Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit “Elbasan Arena” mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion. Le ta nderojmë sëbashku kujtimin e Fatjonit”, shkroi AF Elbasani.

By admin4