Elbert Krasniqi: Me grupin e deputetëve multietnik formojmë Qeverinë

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se grupi multietnik, që përbëhet prej 8 ose 9 deputetësh, do të jetë për formimin e institucioneve, siç tha ai, me fituesin e zgjedhjeve.

Ai tutje tha se ky grup multietnik garanton një numër të mjaftueshëm që të formohen institucionet e reja.

“Grupi multietnik, i cili është i përbërë prej 8 ose 9 deputetëve, është i gatshëm edhe i interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës, kështu që kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kjo është e tëra që mund të them në këtë aspekt”, tha Krasniqi para gazetarëve pas mledhjeës së Qeverisë.

Ndryshe, grupi multietnik përfaqëson subjektet politike të komuniteteve joshumicë, të cilat luajnë rol në proceset e formimit të institucioneve, veçanërisht në situata kur raporti i forcave është i ngushtë. Rëndom, këta deputetë marrin anën e fituesit të zgjedhjeve ose të shumicës parlamentare./Nacionale

By admin7