Emery tregon se cili yll i PSG-së e meriton “Topin e artë”

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka vlerësuar maksimalisht Khvicha Kvaratskhelian, duke deklaruar se ylli i Paris Saint-Germainit ka potencialin për të fituar edhe “Topin e artë”.

Pas përballjes së mbrëmshme në Superkupën e UEFA-s, ku PSG-ja mposhti Aston Villan 2-1 në Salzburg të Austrisë, Emery u shpreh me fjalë të mëdha për sulmuesin gjeorgjian, shkruan Indeksonline

“Nuk është vendimi im, por mendoj se edhe ai mund ta fitojë këtë trofe”, deklaroi Emery, duke iu referuar “Topit të artë”.

Kvaratskhelia ishte protagonist në triumfin e PSG-së, duke shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 20-të. Parisienët më pas e siguruan fitoren me golin e Desire Dour-it, ndërsa për Aston Villan realizoi talenti 17-vjeçar Brian Madjo.

Me këtë sukses, PSG-ja e mbrojti titullin e Superkupës së UEFA-s, duke e nisur sezonin e ri me një tjetër trofe në vitrinë./Indeksonline/

By admin12