Kanë kaluar rreth 20 minuta nga koha e paraparë për vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, por ajo ende nuk ka nisur.
Në sallën e Kuvendit tashmë kanë filluar të mblidhen disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Seanca ishte planifikuar të vazhdojë në orën 14:00.
Seanca fillimisht ishte paraparë të niste në orën 10:00, por kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shtyu atë, me arsyetimin se dëshiron t’i japë kohë opozitës për të marrë pjesë.
Deputetët e partive opozitare nuk u futën fare në seancën e sotme.
Ata e bojkotuan edhe seancën e 27 prillit.
Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.

