Enver Dugolli për Vjosa Osmanin: Po kthehet aty ku ia mbyllën dyert, VV dhe Albin Kurti i dhanë mundësi

Zyrtari i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, referuar kthimit të Vjosa Osmanit në Lidhje Demokratike të Kosovës tha se ajo po kthehet “aty ku ia mbyllën dyert.”

Dugolli për RTV21 thotë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja në vitin 2021 “i dhanë mundësinë” Osmanit.

“Nuk na frikon askush, zonja Osmani po kthehet aty ku ia mbyllën dyert dhe ku VV dhe Albin Kurti i dhanë mnundësi, nuk e di çka ka ndryshuar nga ajo kohë…por besoj se nuk do të ketë aleat më të sinqertë se Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin,” tha Dugolli.

By admin7