Era Istrefi ka ngacmuar fansat me një postim të ri në Instagram, duke paralajmëruar projektin e saj më të fundit muzikor.
“Ktu sjom e mire, ktu jom veq // Bad //”, ka shkruar Era, duke bërë me dije se kënga e re publikohet nesër në orën 18:00.
Me një mesazh të shkurtër, por intrigues, artistja ka lënë të kuptohet se këtë herë vjen me një tjetër anë të saj, ndërsa fansat tashmë kanë nisur të presin me padurim publikimin e këngës së re.



