Era Istrefi “arratiset” nga rutina, kështu e kaloi mbrëmjen

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një pamje mbresëlënëse nga vendi ku po qëndron.

Në InstaStory-n e publikuar, artistja ka postuar një panoramë të natës me dritat e qytetit që shtrihen në horizont, ndërsa në plan të parë shihet një pishinë e ndriçuar dhe ambiente luksoze, shkruan Indeksonline.

Hëna e plotë që ndriçon qiellin e bën pamjen edhe më të veçantë.

Edhe pse nuk ka zbuluar vendndodhjen apo ka shtuar ndonjë përshkrim, fotografia ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët shpesh ndjekin postimet e artistes për të mësuar më shumë rreth udhëtimeve dhe momenteve të saj larg skenës.

By admin4