Ethet e Botërorit 2026: Kush zbret sonte në fushë?

Ethet e Kampionatit Botëror 2026 po ndezin stadiumet e Amerikës së Veriut, teksa sonte dhe në orët e para të mëngjesit të nesërm na presin përballje tejet interesante në kuadër të Grupeve E dhe F.

Vëmendja e sportdashësve do të jetë e përqendruar te superfesta evropiane mes Holandës dhe Suedisë, si dhe te rikthimi në fushë i Gjermanisë, përcjell INA.

Ja orari i plotë i ndeshjeve që na presin:

Grupi F: Derbi evropian hap siparin
19:00 | Holandë – Suedi

Një përballje klasike evropiane që pritet të dhurojë futboll të hapur dhe me ritëm të lartë. “Tulipanët” do të kërkojnë të imponojnë lojën e tyre sulmuese, por përballë do të kenë një Suedi të organizuar mirë taktikisht dhe gjithmonë të rrezikshme.

Grupi E: Gjermanët në kërkim të pikëve, Ekuadori favorit në letër
22:00 | Gjermani – Bregu i Fildishtë

Gjermania zbret në fushë në orët e mbrëmjes për një test tejet fizik. “Pancerat” konsiderohen favoritë, por afrikanët e Bregut të Fildishtë njihen për shpejtësinë dhe forcën e tyre në duele, gjë që mund t’i hapë punë çdo kundërshtari.

02:00 (Pas mesnate) | Ekuador – Kurasao (Curacao)

Në orët e para të mëngjesit, spektakli zhvendoset për shikuesit tanë me sfidën tjetër të Grupit E. Ekuadori vjen si favorit absolut në letër për të marrë tri pikët, por Kurasao, si një nga surprizat e këtij Botërori, do të kërkojë të bëjë mrekullinë.

Sonte na pret një natë e gjatë përpara ekranit, ku do të qartësohen edhe më shumë llogaritë e kualifikimit në këto dy grupe të zjarrta.(INA)

By admin7