Eurodeputeti grek në Parlamentin Evropian Emanuil Fragkos (Fragkulis), ka adresuar kritika të ashpra ndaj eurointegrimit të Maqedonisë, duke e quajtur kërkesën për në Bashkimit Evropian, “qesharake”, shkruan “vestimak.mk”, transmeton gazeta “Lajm” dhe “Lajm tv”. Në paraqitjen e tij më të re, ai e akuzoi Maqedoninë për “falsifikimin e historisë”, por, njëkohësisht, shpalosi edhe kritika të ashpëra ndaj qeverisë greke, siç u shpreh ai, “për pasivitet”.
Bashkimi Evropian (BE) nuk guxoj t’i mbyllë sytë
Fragkos në fjalimin e tij në mënyrë direkte i kontestoi themelet historike të Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi nga institucionet e BE-së, të mos tolerojnë sellje të këtillë, nëse vërtetë angazhohen për mbisundimin e së drejtës.
“Shkupi kërkon eurointegrime. Kjo është qesharake. Njëkohësisht ata vazhdojnë të ndërtojnë narrativë të rrejshme mbi bazën e vjedhjes së historisë, derisa qeveria greke merret me çështje tjera. Me dekada shkupjanët e uzurpojnë emrin, simbolet dhe trashigimin e Maqedonisë. BE-ja nuk guxon t’i mbyllë sytë. Nuk mund të kërkoj respektimin e mbisundimit të së drejtës, dhe njëkohësisht të tolerojë falsifikimin e historisë”, theksoi eurodeputeti grek Fragkos, para eurodeputetëve.
Në pjesën e dytë të deklaratës së tij, eurodeputeti grek e ashpërsoi retorikën, duke paralajmëruar se do të insistojë në bllokadë të plotë të hyrjes së RMV-së, në BE. Ai përdori metaforë me anë të së cilës tërësisht e kontestoi bazën historike të shtetësisë së Maqedonisë.
“Shkupi duhet ta kuptoj një punë shumë të thjeshtë: Nuk mund të ndërtoj shtet pa bazament historik, me material të huaja dhe tokë të uzurpuar. Në do të insistojmë që Shkupi të mos hyjë në BE. Fund, s’ka më tolerancë. Fund i iluzioneve”, ishte decid eurodeputeti grek Emanuil Fragkos.



