Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë 63 kilogramë, duke bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në garën që po zhvillohet në Itali.
Fazliu, e cila në xhiron e parë ishte e lirë, në çerekfinale mposhti me Ippon turken Ozlem Yildiz, ndërsa në gjysmëfinale ka triumfuar ndaj francezes Doris Boursas.
Me këtë fitore, Fazliu ka siguruar finalen dhe tashmë do të luftojë për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.



