Me rastin e 148-vjetorit të Lidhja e Prizrenit, nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme në rrugëtimin e popullit shqiptar.
“Lidhja e Prizrenit është simbol i unitetit, vetëdijes kombëtare dhe përkushtimit për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të shqiptarëve. Idealet e saj vazhdojnë të frymëzojnë brezat e sotëm për më shumë bashkim, zhvillim dhe përparim kombëtar”, Ahmeti.
Ai shtoi se kujtimi dhe respekti për veprën e patriotëve të Lidhjes së Prizrenit mbetet detyrim i përhershëm për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe forcimin e perspektivës evropiane të shqiptarëve kudo që jetojnë.
“Duke nderuar këtë përvjetor të rëndësishëm, riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të bashkimit, dinjitetit dhe përparimit, të cilat i mishëroi Lidhja e Prizrenit”, përfundoi Ahmeti.
Ja postimi plotë:
Gëzuar 148-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ngjarjes që shënon unitetin, vetëdijen kombëtare dhe përkushtimin për mbrojtjen e identitetit dhe trojeve shqiptare!

